Nxehet “lufta” për listat zgjedhore, Zekiri “lufton” për në të 6-tën, Osmani refuzon 3-shin


Derisa Aleanca për shqiptarët është fokusuar në prezantimin e platformës së partisë, BDI po mbledh propozimet nga degët për listat zgjedhore.

Gjithashtu edhe LSDM është aktive në përpilimin e listave zgjedhore. Zaev se fundi tha se në lista do të ketë barazi gjinore 50:50, por deklaroi që LSDM nga parti maqedonase sot është parti multietnike. Kjo lë të kuptohet se ne listat zgjedhore do te ketë kandidat edhe të kombësive tjera.

“Me vendim të bordit qendror dhe me rekomandimet, listat do të jenë tërësisht të balancuara. Nga 50 përqind do të ketë nga të dyja gjinitë”, pohoi Hari Llokvenec.

Burime të TV21 mësojnë se në LSDM, është duke u zhvilluar debat rreth listave zgjedhore dhe se nënkryetari i kësaj partie Muhamet Zekiri, insiston që të jetë bartës në njësinë zgjedhore 6, ku dëshiron të përballet me Ali Ahmetin. Nga LSDM, nuk janë shumë të kënaqur me këtë propozim dhe nga atje për TV21 thonë se bartësi në NJZ 6 duhet të jetë lider i partisë shqiptare me te cilën LSDM do të shkojë ne koalicion parazgjedhor. Burime të LSDM-së thonë për TV21 se Muhamet Zekiri mund te jetë i 3-ti ne NJZ nr. 2, ku bartës duhet te jetë kryeministri teknik Oliver Spasovski.

I kontaktuar nga TV21 Zekiri tha se ende është herët dhe se askush nuk e di se ku do të garojë.

E në BDI duket se Izet Mexhiti do ta ketë miratimin e partisë për NJZ nr. 1 dhe se ai do të jetë bartës.

TV21 më herët njoftoi se nga LSDM kandidat për NJZ 1 mund të jetë Nikolla Dimitrov, ndërsa nga VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas burimeve, në NJZ 2, BDI mund të garojë me Ilir Hasanin, por edhe Arbër Ademi është në kombinim. Burime partiake nga BDI thonë se Bujar Osmani mund të udhëheq NJZ 2, pasi që ai haptas ka shprehur se nuk është i interesuar për të garuar në 3-sh.

“Bartësit e zonave përfshinë më shumë degë dhe ato i vendos kryetari i partisë normalisht me konsultim me njerëzit të cilët kanë drejtë vendimmarrje në parti. Mirëpo jo edhe bartës liste të popozuar nga degët”, tha Osmani.

Në 2-sh LSDM pritet të del me bartës Oliveri Spasovskin, ndërsa VMRO DPMNE me Vlado Misajlovskin.

Nga VMRO-DPMNE-ja bartës në listën e pestë zgjedhore është propozuar Antoinio Milloshovski i cili u përgjigj se do të mendohet a do të pranojë kandidaturën.

“Ka kohë do të mendohemi”, deklaroi Milloshovski.

Në zonat tjera, ku garojnë shqiptarët, në NJZ 6, Ali Ahmeti është i pakontestueshëm, por lufta do të jete se kush do te jene pas tij. Jozyrtarisht Nevzat Bejta ka thënë se nëse votuesit e kërkojnë ai do të kandidojë.

Në këtë njësi do të jetë edhe lideri i ASH-së Ziadin Sela, i cili gjatë prezantimit të marrëveshjes me Alternativën tha se e sfidon Ahmetin ku të dojë ai.

Në NJZ 6 mund të jetë edhe Lideri i Besës Bilall Kasami në rast se shkon në koalicion me LSDM.

Baby Boo