Nuredini për dorëheqjen e Besimit: Spitali ka nevojë për t’u menaxhuar


Duhet të shihet këto ditë se di do të rrjedhin punët dhe më pas do të mësohet se kush do të udhëheqë me Spitalin Klinik të Tetovës, tha koordinatori i Qendrës Kovid në Tetovë, Gëzim Nuredini, teksa u pyet për dorëheqjen e drejtorit, Florin Besimi.
“Spitali ka nevojë për t’u menaxhuar dhe punë teknike që patjetër duhet të realizohen”, tha Nuredini.

Besimi dha dorëheqje për shkak të përgjegjësisë morale për tr*agjedinë e 8 shtatorit, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që kaploi Qendrën Kovid në Tetovë.
12 persona të lënduar nga zj*arri tashmë janë shtrirë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe siç njoftoi Nuredini, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Baby Boo