Nuredini: Nuk do të lejojmë importimin e RDF derisa nuk sigurohen kushte për kontroll të duhur


Me rastin e debatit të komisionit parlamentar mbi paketën e ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi:
Të nderuar qytetarë,

Sot, në leximin e dytë të komisionit të Kuvendit më në fund u gjetën gjashtë ligjet e lajmëruara prej kohësh nga fusha e menaxhimit me mbeturinat. Кëto ligje, me të cilët i transpozojmë standardet evropiane në menaxhimin me mbeturinat zbatojnë detyrime të qarta financiare për të gjithë prodhuesit e mbeturinave të prodhimeve, zbatojnë ekonominë rrethore, përzgjedhjen dhe riciklimin, parashikojnë një sistem rajonal modern dhe të rreptë për menaxhimin me mbeturinat me një sasi minimale të mbeturinave të deponuara.

Kjo paketë e ligjeve është përgatitur për vite me ndihmën e ekspertëve vendas dhe të huaj, është i qasshëm publikisht që nga viti 2019 dhe është konsultuar në shumë takime, në tre debate publike me prani fizike të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, shërbimet komunale, dhomave të tregëtisë, sektori joqeveritar dhe qytetarëve, komentet e të cilëve u shqyrtuan dhe u pranun por gjithashtu janë shpallur publikisht. Këto ligje janë ndoshta nga më të gjatat dhe më të konsultuarat me publikun, dhe un nuk kam vonuar t’i paraqes ato në pothuajse të gjitha paraqitjet e mia publike dhe të ftuara.

Sidoqoftë, ditëve të fundit në publik është bërë aktuale një çështje specifike lidhur me importin e mbeturinave që i shqetëson qytetarët. Unë do të doja të përmendja që dospozita e propozuar është plotësisht e harmonizuar me legjislacionin e BE-së dhe Konventën e Bazelit, sipas së cilës edhe ne, për shembull, eksportuam sasitë e klorurit të vinilit në Ohis, ose do të eksportojmë lindanin që do të fillojë të pastrohet nga java tjetër. RDF-ja e cila lejohet vetëm për import për t’u përdorur si lëndë djegëse alternative, është një mbeturinë jo e rre*zikshme dhe jo e riciklueshme komunale, për të cilën ka standarde të përshkruara dhe që lëshon më pak emetime të CO2 dhe ka një cikël jetësor më mjedisor nga përdorimi i burimeve të virgjëra, gjegjësisht karburanti ose koks nafta për të cilën është zëvendësues. Prandaj, në përputhje me rregulloret e BE-së dhe parimet e ekonomisë rrethore, u dha mundësia e importit të saj, para se të fillojmë ta gjenerojmë atë nga mbeturinat tona.

Megjithatë, unë i kuptoj shqetësimet e qytetarëve për kontrollin e pamjaftueshëm dhe mungesën për inspektim të rregullt dhe të plotë. Kjo është arsyeja pse këto ditët e fundit kam biseduar dhe kam pasur takime me deputetët e Kuvendit, pas së cilës kemi arritur në përfundim se pas debateve publike të komisionit do të adresojmë këtë kërkesë dhe së bashku me deputetët do të bëjmë ndryshim për të ndaluar importin e RDF-së, sepse ka dyshime se ne nuk jemi të gatshëm për zbatimin e duhur të rregullores së parashikuar.
Shpresoj që sa më shpejtë të jemi në gjendje të zbatojmë këto ligje që duhej të miratoheshin vitin e kaluar dhe më në fund do të fillojmë të zgjidhim problemin e mbeturinave në vendin tonë në një mënyrë moderne dhe Evropiane.

Baby Boo