Nuredini: Janë mbledhur 14.5 milionë denarë nga shitja e qeseve!


Kanë kaluar 2 muaj që kurë hyri në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës.

Sot ministri i Ambientit, Nuredini, tregoi para gazetarëve se sa mjete janë mbledhur nga qeset e bio degradueshme dhe se ku do të përdoren ato mjete.

“Tash kanë kaluar dy muaj nga ligji që bënë pagesën e qeseve të plastikës të cilët janë të bio degradueshme. Të dhënat e para se sa kemi mbledhur nga ato mjete, deri tash kemi mbledhur 14 milionë e 413 mijë e 19 denarë”, njoftoi Nuredini.

Disa pronarë të fabrikave që prodhojnë qese të plastikës, para disa javëve u ankuan për ligjin që ndaloi përdorimin e qeseve të plastikës. Ata paralajmëruan se shumë punëtorë do të mbesin pa unë, andaj edhe disa herë kanë qenë në takim në Qeveri, por nuk është se kanë hasur në mirëkuptim.
Ministri Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, tha se prodhuesit e qeseve kanë qenë të njoftuar me kohë për ndryshimin e ligjit.

“Të gjithë prodhuesit kanë qenë të informuar që ky ligj do të vije në të njëjtën kohë. Ne normalisht kemi thënë se do të përkrahim ndryshimin e prodhimit të atyre që ata mund të ndryshojnë prodhimin në torba që mund të përdoren për shumë herë ose qese nga letra” tha më tej Nuredini.

Ndryshe sipas ministrit Nuredini mjetet e mbledhura nga TVSH e shitjes së qeseve të biodegradueshme do të përdoren për blerjen e kontejnerëve për seleksionimin e mbetjeve. Kështu planifikohet ulja e sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre.

Baby Boo