Nuredini: “Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin”


Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen përpjekje për të siguruar energji sipas standardeve ekologjike, thotë minsitri i ambientit, Naser Nuredini. Ai thotë se në qeveri zhvillohen vazhdimisht debate se si të sigurojmë energji, me thëngjill, me gaz, ose diçka tjetër.

“Ne si minsitri e Ambientit jetësor, kërkojmë që ato produkte apo lëndë fosile që ne i importojmë dhe përdorim të jenë me oksigjen, sipas standardeve ligjore. Ne së bashku me Ministrinë e Ekonomisë kërkojmë nga inspektoriati të konfirmojnë se standardi i thëngjillit është ashtu siç është e lejuar me ligj, por edhe mazuti dhe lëndët tjera” – tha Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Dimri do të jetë i vështirë por nëse të gjithë përpiqemi të jemi efikas do të mund të i’a dalim, thotë minsitri Nuredini, sipas të cilit edhe në këto rrethana do të anagzhohen për ambient të pastërt.

“Nuk do të thotë se për shkak të krizës ne si minsitri e ambientit nuk do të punojmë. Do të vazhdojmë të investojmë. Kemi investime të mëdha në stacionet matëse. Të gjitha stacionet matëse janë në funksion, të mbështetura edhe nga buxheti shtetërorë edhe nga donacioni suedez dhe do të vazhdojmë të punojmë për ambient të pastërt dhe të shëndetshëm për qytetarët tanë” – u shpreh Nuredini.

Këto komente Nuredini i bëri në përmbyllje të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit në Shkup”, të realizur në lagjen Lisiçe të komunës së Aerodromit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive. Projekti është mbështetur nga ambasada suedeze në Shkup.

Baby Boo