Numri i rasteve të reja me Kovid-19 edhe më tej i lartë, të respektohen rekomandimet

epa08474826 Medical worker wearing a protective suit collects nasopharyngeal swab samples to test for the SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease, through the small window of an ambulance in the garden of private clinic 'Zan Mitrev' in Skopje, Republic of North Macedonia, 09 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në shtet edhe krahas apeleve për respektimin e masave për mbrojtje edhe më tej është i lartë. Dje janë regjistruar 162 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të diagnotifikuarve nga fillimi i pandemisë arrin 4.057, numri i viktimave është 188, ndërsa 1.710 janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 2.159.

Më shumë të diagnostifikuar edhe më tej ka në Shkup 1.858 dhe aktivë 1.210, Kumanovë 650, aktivë 221, Dibër 61, aktivë 10, Shtip 238, aktivë 196, Prilep 228, aktivë 20, Tetovë 413, aktivë 239, Strugë 127, aktivë 49…

Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar katër pacientë të rinj ndërsa të hospitalizuar janë gjithsej 96 pacientë. Në mbështetje oksigjenike janë 35 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 15 pacientë të rinj ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 77 pacientë. Në respirator janë dhjetë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 20 pacientë.Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 22 pacientë ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit ndiqen edhe katër pacientë. Në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 20 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep të hospitalizuar janë 63 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid – 19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se kanë siguruar plazmë konvaleshente për trajtimin e 23 pacientëve të infektuar me Kovid-19.

“I falënderoj të gjithë heronjtë tanë, dhuruesit e gjakut, dhuruesit e trombociteve dhe dhuruesit e plazmës kovaleshente për kujdesin të cilin e tregojnë. Apeloj që të gjithë personat e shëruar nga ky virus të dhurojnë plasmë me gjak dhe së bashku t’u ndihmojmë t’u ndihmojmë bashkëqytetarëve tanë, më shpejtë ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Dhuro plazmë, shpëto jetë”, ka shënuar Filipçe.

Ai apeloi deri tek pacientët e shëruar nga Kovid-19 të paraqiten për të dhuruar plazmë kovaleshente dhe ta plotësojnë formularin elektronik në ueb faqen e Instititut për mjekësi të transfuzionit https://bit.ly/30ufhA4.

Për shkak të rritjes së numri të pacientëve në Spiralin infektiv dhe në SPQ “8 Shttaori”, numri i madh i infermiereve nga shumë spitale në shtet kanë arritur në këto dy institucione shëndetësore për t’u ndihmuar kolegëve të tyre.

Në klinikën për sëmundje infektive janë dërguar rreth tridhjetë infermiere nga shumë spitale në shtet. Po aq është numri i infermiereve nga shumë spitale të sistemuar edhe në SPQ “8 Shtatori”, ka shënuar në profilin e tij në Fejsbuk, sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev.

Në këto dy institucione shëndetësore, thekson Milloshev, pranimi i të infektuarve nga Kovid-19 është më i madh, me kapacitet pothuajse të plotë.

Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe vazhdimisht të mbrohemi, theksojnë ekspertët dhe kompetentët shëndetësorë. Për këtë, qytetarët edhe më tej duhet t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi të cilët përfshijnë mbajtje të obligueshme të maskës ose shallit me të cilin do të mbulohet goja dhe hunda, pastrim të rregullt të duarve ose dezinfektimi i tyre, si dhe mbajtja e distancës prej dy metrave.

Baby Boo