Numri i divorceve në rritje! Naumovska: “Pas ndarjes gratë e pa shkolluara ndjehen si të humbura”


Numri divorceve bashkëshortore dita ditës është në rritje. Vetëm në gjykatën e Kërçovës në 75 ditët e fundit janë parashtruar rreth 33 kërkesa për divorce. Por është gjinia femërore e cila vuan më shumë në aspektin financiarë. Ka raste kur gratë pas divorcit mbeten rrugëve.

Në bazë Ligjore këtë temë e diskutuam me kryetaren e gjykatës së Kërçovës Amdje Zenkun e cila tregoi ligjërisht se si shkon ndarja e pasurisë pas divorcit. Si një fakt që shumë pak dihet, ajo potencoi se gratë që divorcohen dhe nuk kanë të ardhura, procedura juridike gjatë divorcit është falas.

“1.Çdo pasuri e krijuar ose fituar gjatë kohës kur çifti kanë qenë bashkë, ndahet në proporcion të njëjtë, ndërsa pasuria e trashëguar nuk ndahet. Qoftë me fëmijë çifti apo pa fëmijë.
2. Fëmijët pas ndarjes i takojnë prindërit, i cili ka më shumë kushte dhe të ardhura dhe alimentacion merr prindi i cili ka fëmijën nën përkujdesje.

3.Alemntacion pas ndarjes për një kohë të pa caktuar i takon një gruaje e cila nuk është e aftë për punë dhe nuk punon, nëse gruaja është e aftë, punon ose ka punuar nuk i takon alimentacion”, sqaroi Amdije Zenku, Kryetare e Gjykatës, Kërçovë.

Gratë e divorcuara dhe pa të ardhura, si shpresë të vetme ata i shohin Qendrat Sociale dhe kërkojnë banesa sociale, të cilat Qendra Sociale nuk i posedon, sepse ato jepen me kritere të caktuara nga Ministria për Transport dhe Lidhje. Punonjësja sociale Dragica Naumovska thotë se ka shumë raste me gra të pashkolluara të cilat kanë qenë të varura nga burri dhe tani ndjehen të humbura.

“Ata që nuk kanë, ata që nuk dinë se si të gjinden, të pashkolluara mjaftueshëm që të mund të vetë të prosperojnë në tregun e punës, vijnë tek ne, gra të cilat nuk janë të sigurta në vetën e tyre dhe të cilat çdo herë kanë qenë të varura nga burrat e tyre, edhe më herët nga prindërit dhe familjarët e tyre, ata tani ndjehen të humbura, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe si të gjinden në gjithë këtë situatë, kemi shumë shpesh raste të këtilla, por siç thash në fillim mundohemi që maksimalisht familjen ta angazhojmë pavarësisht sa janë të revoltuar që t’i ndihmojnë vajzën e tyre, nënën, gruan etj”, Dragica Naumovska, punonjëse sociale.

Naumovska thotë se situatën më lehtë e kalojnë grat e pavarura ekonomikisht, ndërsa sa u takon resurseve shtetërore për ndihmë janë shumë të vogla me të cilat mund tu ndihmohet kategorive të tilla të grave të divorcuara.
Edhe të dhënat e entit për statistika tregojnë se si në vend ashtu edhe në BE më shumë gra jetojnë në varfëri se sa burrat. Në vitin 2020 ka pasur më pak raste divorci krahasuar me vitin 2019. Por edhe pse statistikat ende nuk janë të publikuara nga informacionet në terren mësojmë se numri i divorceve është rritur dukshëm në vitin 2021.

Baby Boo