Numri i aksidenteve që ndodhën në Natën e Kurban Bajramit


Pavarësisht apelit të Policisë së Kosovës për kujdes në trafik, shoferët po vazhdojnë me të tyren.

Sipas raportit policor, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 26 me të lënduar dhe 41 pa lëndime në njerëz. Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1099 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Tutje, sipas policisë gjatë kësaj kohe janë arrestuar 15 persona, tetë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Baby Boo