Numri 112 për raste urgjente mori dritë jeshile! Angellov: Vi*dhen shenja trafiku dhe përdoren për të pjekur speca ajvari


Në të ardhmen paraqitja e fatkeqësive, zj*arreve dhe rre*ziqeve të ndryshme mund të bëhet në numrin e vetëm 112.
“Dje në Kuvend kaluan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Menaxhim me Kriza, me të cilat numri 112 mori trajtim të ndryshëm dhe njerëzit që do të punojnë në sektor, numri i vetëm telefonik do të kenë rritje pagash për 30%”, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Tani në vend ka katër numra urgjence, edhe atë për Polici, Zja*rrfikës, Ndihmë të Shpejtë dhe për menaxhim me kriza, kurse me vendosjen e linjës 112, të gjitha thirrjet nga i gjithë vendi do të pranohen në qendrën kryesore të vendosur në hapësirat e QMK-së. Prej atje do të riorientohen drejt qendrës adekuate. Parashihet edhe instalimi i kamerave për detektim të hershëm të zjarreve, por njeriu i parë i QMK-së, Stojançe Angellov thotë se të njëjtat do të vi*dhen.

“Ka ide për vendosje të kamerave, kamera speciale të cilat mund ta detektojnë tymin dhe flakët nga 20 deri 30 kilometra, por gjithmonë në Maqedoni paraqitet ndonjë problem, ato kamera mund të vidhen. Njerëzit nga shenja trafiku bëjnë stufa në të cilat pjekin speca për ajvar”, shtoi Angellov. Angellovi paralajmëroi se gjatë periudhës së vjeshtës mund të ballafaqohemi edhe me vërshime.

“Brenda disa javësh, duke llogaritur prej tash, ndoshta brenda një muaji, vijojnë vërshime në Maqedoni, sepse pas thatësirave të këtilla zakonisht vijnë vërshime. Duke parë nga aspekti statistikor, kjo nuk do të thotë se do të ketë vërshime, por që tani i paralajmëroj kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që menaxhojnë me kanalizimet, t’i përvjelin mëngët dhe t’i pastrojnë ato”, deklaroi Stojançe Angellov – Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Baby Boo