Numra treshifrorë të rasteve aktive me Covid-19 në tetë qytete të vendit


Për momentin numër treshifrorë të rasteve aktive me Covid-19 ka në tetë qytete në Maqedoninë e Veriut. Raste aktive ka edhe në 10 komuna të qytetit të Shkupit. Sipas statistikave të ditës së djeshme, në Shtip ka 409 raste aktive në Kumanovë 289 në Tetovë 278 në Gostivar 234 Strugë 206. Në Shën Nikollë, qytet me rreth 18 mijë banorë, deri ditën e djeshme janë regjistruar 189 raste aktive në Dibër ka 124 raste aktive si dhe në Ohër 111 raste aktive.

Në vendin tonë që nga fillimi i pan*demisë janë regjistruar gjithsej 10 213 raste me Cvoid-19, prej të cilëve aktualisht 4 183 raste janë aktive. Gati se gjysma e rasteve, rreth 45 për qind të rasteve aktive janë nga Shkupi 1876 raste aktive. 10 komuna të Shkupit kanë numër treshifrorë të personave aktiv me Covid-19, mbi 200 të sëm*urë aktualisht kanë Çairi (265) dhe Aerodromi (207), 193 janë në Gazi Babë 183 në Kisella Vodë 164 në Karposh 150 në Qendër 133 në Butel 129 në Gjorce Petrov 120 në Shuto Orizare dhe 109 në Saraj.

Baby Boo