Numërohen 99 për qind të votave, Turqia shkon në balotazh


Autoriteti zgjedhor i Turqisë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 99 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet presidenciale në Turqi do të shkojnë në raundin e dytë të votimeve.

Presidenti aktual, Rexhep Tayip Erdogan kryeson me 49.42 për qind pas numërimit të 99 për qind të votave.

Pas tij, në balotazh pritet të shkojë kandidati opozitar Kemal Kiliçdaroglu, me 44.95 për qind të votave.

Baby Boo