“Numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka nisur”, çfarë paralajmëron Basha


Pasi policia arrestoi 14 persona dhe procedoi 33 të tjerë në lidhje me protestën e opozitës, reagoi edhe Lulzim Basha.

Ai shkruan se asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! Shqiperia si Europa”, shkruan Basha.

Dje opozita mbajti protestën e radhës, ndërsa mediat ndërkombëtare e cilësuan si më masiven./Express

Baby Boo