Numër rekord i vëzhguesve të huaj dhe vendor për ditën e referendumit


Numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj do të jenë në vendvotime të dielën më 30 shtator që ta ndjekin procesin e prononcimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për çështjen e referendumit.

Numri zyrtar nga KSHZ-ja e vëzhguesve vendorë është 11.907, ndërsa vëzhguesve të huaj është 493, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes.

Krahas gazetarëve vendorë, referendumin do ta ndjekin edhe gazetarë të huaj. KSHZ ka akredituar 83 gazetarë nga 32 media, por, siç informojnë nga atje, disa gazetarë janë refuzuar për shkak të asaj që kanë parashtruar kërkesë për kreditime pas skadimit të afatit i cili përfundoi më 24 shtator në mesnatë.

Më shumë vëzhgues ka akredituar Shoqata për Politika dhe Iniciativa Qytetare 5.574, pastaj Lidhja e Shoqatave të Qytetarëve Platformë e Maqedonisë Kundër Varfërisë 3.736, NOV MOST 1.882, Civil – Qendra për Liri 307, Shoqata Lenka 129, Shoqata për afirmim të vlerave humane dhe integrimit të të rinjve “Mak Sonce” 119 vëzhgues, Shoqata Qendra Kombëtare e Romëve 46, Lëvizja Evropiane për Qytetin e Shkupit 44, Shoqata Inkluziva 40 dhe Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër 30 vëzhgues.

Referendumin të dielën do ta vëzhgojnë 197 monitorues të OSBE/ODHIR, ndërsa ata kanë akredituar edhe 129 përkthyes, njofton Alsat M.

Organizata joqeveritare ndërkombëtare Kongresi Maqedonas Botëror ka akredituar 167 vëzhgues, Ambasada e SHBA-së 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes, Komiteti për Demokraci të Hapur tre vëzhgues. Ambasada e Shqipërisë gjashtë, po aq vëzhgues kanë akredituar ambasadat e Francës dhe Hungarisë, si dhe shtatë përkthyes, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me tetë vëzhgues dhe një një përkthyes, ambasadat e Turqisë dhe të Kosovës me nga katër vëzhgues, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore me nëntë, Delegacioni i Bashkimit Evropian 20, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë dy, Ambasada Holandeze tre vëzhgues. Ambasada e Çekisë dy, Ambasada e Suedisë pesë vëzhgues, Ambasada Kanadeze një, Ambasada e Gjermanisë dy vëzhgues, si dhe KSHZ-ja e Turqisë, Ambasada e Ukrainës një vëzhgues dhe Shoqata Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut në Maqedoni katër vëzhgues.
Nga mediat e huaja të akredituara më së shumti ka akredituar Al Xhezaira Ballkan 15 gazetarë, pastaj Asoshieted pres 11, TV Alfa nga Greqia tre gazetarë, Servisi Publik Austriak katër, TV Antena gjithashtu tre, mediat e tjera kanë akredituar nga një ose dy gazetarë.

Afati për paraqitje të vëzhguesve dhe mediave përfundoi më 24 shtator në mesnatë.

Në prononcimin e fundit të qytetarëve të Maqedonisë – Zgjedhjet lokale më 15 tetor të vitit të kaluar ishin të akredituar 5.011 vëzhgues vendorë dhe 337 të huaj./PC

Baby Boo