Numër rekord, 934 të infektuar me koronavirus në Maqedoni


934 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është dhe shifra më e lartë e regjistruar deri më tani që nga shpallja e pandemisë. I lartë është edhe numri i të shëruarve. Gjithsej 454 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 2 748 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve.

Baby Boo