Nuk u luajt kënga e krushqve, një dasmë në Turqi shndërrohet në fushëbetejë


Kërkesa për një këngë dhe kundërshtimi i dëshirës e ka kthyer një dasmë në një fushëbetejë.
Ngjarja ka ndodhur në një martesë në rrethin e Vize në Kırklareli të Turqisë.
Dyshohet se pati një debat mes të ftuarve që morën pjesë në dasmë për shkak të kërkesës për një këngë.

Debati u rrit për shkak se kënga që krushqit donin nuk u luajt midis të ftuarve në dasmë, shkruan javanews.al.
Me debatin në rritje, të dy grupet e dasmorëve u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe karriget filluan të fluturonin në ajër.
Dhëndri tentoi të ndërhynte, por ishte e pamundur të ndalte përp*lasjen, madje nuk ju shpëtoi dot as karrigeve që fluturuan në luf*tën midis dy grupeve.

https://www.youtube.com/watch?v=j9nsuOT9HvY&feature=emb_title

Baby Boo