“Nuk të jap dorën se ti vjen nga Italia”, Rama për koronavirusin: “Mos ardhtë kurrë, por nëse vjen…”


Kryeministri Edi Rama nga Shijaku ka folur për koronavirusin, prej të cilit kanë vdekur deri më tani 3400 persona në gjithë botën. Rama ka theksuar se ende në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. Megjithatë, kreu i qeverisë ka shtuar se nëse vjen këtu koronavirusi, Shqipëria i ka kapacitetet për ta përballuar. “Nuk të jap dorën sepse ti vjen nga italia”, ka qenë batuta që Rama i ka thënë arkitektit që ka bërë projektimet e banesave private pas tërmetit.

“Nuk dhashë shembull pedagogjik me dhënien e dorës, por është një infodemi e lajmeve që rrit panikun. Lajmet e rreme na pengojnë në përballje me epideminë, por deri më tani nuk kemi asnjë rast me koronavirus në Shqipëri.

Dihet kush i ushqen burimet që përhapin panik. Jemi pjesë e rrjetit të koordinuar të OBSH, s’ka koronavirus. Thonë që e kemi fshehur, por ju siguroj që nuk ka raste. Mos ardhtë kurrë, por nëse vjen, do e përballojmë. Maskat duhen për personelin mjekësor ose të prekurit, nuk ka nevojë që të vendosen nga të gjithë qytetarët”, ka thënë Rama.

Baby Boo