Nuk realizohet takimi i opozitës shqiptare me pushtetin për Ligjin e Shtetësisë


Akoma asnjë përafrim konkret të qëndrimeve mes koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me LSDM-në mbi propozim-Ligjin për Shtetësi. Për të martën ishte planifikuar një takim koordinues mes kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe atij të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, por ky i fundit ndodhet në Turqi.

As LSDM dhe as Qeveria nuk njoftojnë nëse ky takim do të mbahet dhe nëse nga ky takim pritet të dalin qëndrime dhe propozime konkrete. Ajo që mësohet është se gjatë javës mund të pritet takim i ri mes grupeve parlamentare dhe ASH-AAA dhe LSDM me përfaqësuesit e Qeverisë, përkatësisht kryeministrin Zaev. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja kërkon që propozimi i opozitës shqiptare të vendoset në rend dite për të parë nëse gëzon mbështetjen e 61 deputetëve ose jo.

Hristijan Mickoskit thotë se për tërheqjen e amendamenteve ndaj këtij propozimi, do të pritet takimi i paralajmëruar. Opozita maqedonase kërkon nga opozita shqiptare që të zhbllokojë pakon ekonomike pasi në këtë mënyrë pengon edhe bizneset shqiptare. Nga takimi i parë javën e kaluar, dallimet mbeten akoma të thella. Opozita shqiptare kërkon propozim të përbashkët, ndërsa partitë e tjera parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. “E Majta” nuk i tërheq amendamentet, ndërsa BDI thotë se do ta mbështesë në votim.

Lëvizja Besa ak*uzon se me ligjin po përfitohen pikë politike, ndërsa për LSDM-në propozimi si i tillë deri në këto momente mbetet i papranuar. Dispozitat kontestuese mbeten përfitimi i shtetësisë përmes tre dëshmitarëve, rregullimi i procedurave për mendim përfundimtar nga shërbimet e sigurisë dhe kryqëzimi i propozimit me ligjin për të huajt dhe dispozitat për leje qëndrim.

Baby Boo