Nuk publikohet pasuria e Kryeministrit Ramush Haradinaj


Agjencia Antikorrupsion nuk e ka publikuar as deklarimin e pasurisë së kryeqeveritarit, Ramush Haradinaj.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik për vitin 2018, por jo edhe atë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Të kontaktuar nga Gazeta Express, Agjencia nuk ishte në dijeni se mungon formulari i kryeministrit për deklarim të pasurisë, mirëpo përmes telefonit ata thanë se do ta raportojnë dhe rregullojnë këtë problem.

Express ka raportuar më herët se as ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk iu është publikuar deklarimi i pasurisë.

Megjithatë, për lëshime të tilla, Agjencia përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara.

“…andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen”./Express

Baby Boo