Nuk pritet të ketë orë policore në RMV, autoritetet i porosisin qytetarët t’i respektojnë masat


Nuk pritet që autoritetet të vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve, pasi që institucionet shëndetësore po funksionojnë si duhet dhe shumica e pacientëve të infektuar me KOVID-19 mjekohen në shtëpi. Autoritetet apelojnë deri te qytetarët dhe personat e institucioneve t’i respektojnë rekomandimet, për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se edhe pse është diskutuar për të ndërmarrë masa, për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve një vendim të këtillë ende nuk është arritur por apelojnë që do të duhet të respektohen rekomandimet nga shëndetësia për të parandaluar virusin Kovid 19 dhe për të ulur numrin e të infektuarve.

“Është diskutuar, në mesin tonë, për të ndërmarrë kthimin e lëvizjes apo masave restriktive. Për momentin është dhënë vendimi, nga ana e ekspertëve të komisionit të sëmundjeve ngjitëse, mos ketë kufizime të lëvizjes, nga fakti se edhe numrat që i kemi shqyrtuar, të cilat nga laboratorët e ndryshme janë dhënë jo në të njëjtën ditë, ku edhe janë nxjerr rezultatet dhe numri ka ndryshuar. Numrat janë ato që edhe i shpalosim, por e rëndësishme është se nuk kemi numër të madh të hospitalizuar. Pra, edhe pse numri i të prekurve nga virusi është i madh, nuk kemi shumë hospitalizime. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të jemi të përgatitur e të mos presim edhe një numër më të madh për t’u hospitalizuar”, tha zëvendës ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani.

Sipas tij, kjo situatë, për moment është shumë e mirë, përderisa nuk kemi pacientë me klinikë të shtruar, me gjendje të rënduar dhe se në këto ditë të nxehta, nuk është marrë një vendim nga autoritetet shëndetësore, që do të ketë kufizim të lëvizjes. Arsllani nuk përjashton faktin se, numri i të prekurve nga Kovid 19 është rritur edhe te fëmijët. Prandaj apelon, që shtyllat kryesore, që numërohen tre, duhet të respektohen si, përdorimi i maskave, ruajtja e distancës, të përdoren dezifenktues, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta absorbojmë këtë virus, kjo, edhe është rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik nuk e mohojnë faktin se është rritur numri i të infektuarve, mirëpo për të ndërmarrë masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve nuk do të jetë e arsyeshme, sepse thuajse i njëjti numër, të të infektuarve, qarkullon në RMV.

“Kemi një rritje të të prekurve me virus, për dallim nga të dhënat e para tre ditëve. Në përgjithësi nga testet e bëra nga Institucionet publike dhe private, në nivel shteti, qëndron një numër stabil i rasteve të prekur me Kovid 19, që qarkullon si përqindje nga 9 deri më 14 përqind. Tani nëse flasim për ndërmarrjen e masave, ka humbur logjika e rivendosjes së kufizimeve të caktuara, pasi masat do të vendosen vetëm nëse do të kemi një kolabim të sistemit shëndetësor. Tashmë sistemi shëndetësor funksionon mirë dhe nuk kemi nevojë për kufizime të caktuara, por kryesisht duhet që qytetarët të vetëdijesohen më shumë dhe të respektojnë parametrat e distancës sociale, me përdorimin e maskës dhe dezinfektimin e duarve”, tha, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, dr.Shaban Memeti.

Ai fton qytetarët, personat që janë në marrëdhënie pune, në institucionet publike dhe private, sidomos në ambiente të mbyllura, të vendosin maskat. Gjithashtu, gjithë qytetarët të respektojnë rekomandimet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë. Në të kundërtën, nëse nuk respektohen këto masa numri i rasteve me Kovid 19, do të vazhdojë të rritet.

Ndryshe, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, qysh nga përhapja e epidemisë në shtetin tonë, ndërmori masa pandaluese si: Kufizimi i lëvizjes, me orë policore. Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet për fëmijë, shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet publike shkencore në territorin e RMV-së. Ndërprerja edhe te të gjitha programet jashtëshkollore ose programe shtesë, siç janë kurset për gjuhë të huaja e të tjera. Për zbatimin e kësaj mase njëri nga prindërit e fëmijëve deri më 10 vjet, i cili do të lirohet nga obligimi për të shkuar në kopsht ose për të ndjekur mësimin, është liruar edhe nga obligimi për të kryer obligime e punës, e të tjera. Sot, është lënë i lirë vetë prindi që ka fëmijë në kopsht, meqë shkollat fillore dhe të mesme, janë në pushim. Masa këto, që ende janë në zbatim deri në në njoftim të ri të autoriteteve shëndetësore.

Baby Boo