“Nuk po gjej djalin tim”/ Tagjedia në Larisa, apeli i nënës së 23-vjeçarit shqiptar: Ishte ulur në karrigen 22, nëse dikush e ka parë…


Zi dhe pikëllim i thellë mbizotëron në të gjithë Greqinë për 57 personat që humbën jetën në mënyrë tragjike në aksidentin vdekjeprurës të përplasjes së trenave mbrëmjen e së martës në luginën e Tembit.

Skenat tragjike tashmë janë zhvendosur në spitalin e Larisës ku familjarët e viktimave po marrin trupat e të dashurve të tyre në arkivole të mbyllura, ndërsa disa prej trupave të paidentifikuar mbahen në një kamion frigoriferik pasi morgu është i mbushur plot.

Sipas urdhërit të autoriteteve identifikimi bëhet përmes ADN-së, në mënyrë që të afërmit të mos shohin njerëzit e tyre që kanë humbur në gjendjen pas aksidentit. Midis prindërve fatkeqë që presin identifikimin e viktimave apo diçka të re për personat që konsiderohen të humbur janë edhe ata të Denis Rucit, 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që ndodhej në vagonin 5 të trenit të vdekjes.

Baby Boo