Nuk paskemi parë asgjë! Një tjetër shqiptare na la pa fjalë në mbrëmjen e “Oscars”


Mbrëmjen e kaluan në festën e organizuar nga Elton John për “Oscars 2020”, ka marrë pjesë edhe këngëtarja Bleona Qereti.

Ylli shqiptar ka shkëlqyer me fustanin dizajnuar nga stilsti Yousef Al Jasmi, ndërsa grimin ia ka besuar Lili Ismailit. Flokët i ka lënë si gjithmonë natyrale, të krehura drejt dhe të hedhura pas veshit.

Bleona ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj pasi fustani shkëlqente i gjithi. Por, një tjetër shqiptare shkëlqente në festën e “Oscars 2020”, një tjetër këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Eleni Foureiran e cila gjithashtu shkëlqente me veshjen e saj dhe mori vëmendjen e të gjithëve.
Eleni i ka lënë të gjithë pa fjalë me veshjen që i tregonte trupin e palestruar dhe në super formë.

Baby Boo