Nuk pajtohen të paguhen vetëm 2 euro për metër katror


Ankohen se gazsjellësi që po kalon në tokat e tyre, po ua merr pronat pa asnjë marrëveshje dhe pa asnjë paralajmërim. Banorët e fshatit Çajle të Komunës së Gostivarit thonë se shteti është duke i kompensuar me vetëm 2 euro për metër katrorë, që për ta është shumë joreale. Thonë se punët kanë filluar pa mos i njoftuar dhe se nuk do të lejojnë që të ndodhë një gjë e tillë.
“Në këtë anë thonë 2 euro metër katrori, po një metër katror tokë dy euro një paketë cigare, me atë një metër mbjell 100 rrënjë speca, e bën ushqimin e fëmijëve, jo të ta marrin ashtu”, tha pronari i tokës.

“Problem, vjen gazi këtu dhe pa nënshkrimin e babës, një ditë përpara e ndala buldozerin këtu dhe kompania e thirri policinë dhe më thanë ne të arrestojmë në arën tendë, se gënjej se nuk është e jotja, a ne me dokument edhe nga ara jote të dërgoka në burg. Ta ka vendosur thotë të japë dy euro të jap dy euro dhe bëhen shef në arën time, kështu i bie. Askush as na kanë pyetur, por hajduti nuk të pyet se ai e ka forcën, policinë, ushtrinë dhe vjen tek ara jote dhe thotë unë të mbyll në burg, të vras. Të vret tek ara jote! E çfarë demokracie është kjo?!”, shtoi një banor.

Nga bashkësia lokale e fshatit Çajle thonë se nuk kanë qenë të njoftuar për fillimin e punimeve dhe se shuma që u ofrohet banorëve është shumë e vogël.

“Banorët e Çajles dhe kjo tokë që e shihni ju këtu, nuk është për 2 euro, kjo vlen shumë më shumë por unë këtu vajin ua vë institucioneve që e kanë marr këtë projekt, që i paguan paushall, ashtu siç i gjejnë njerëzit se këta të hollat i kanë marr nga shteti evropian dhe duhet t’i paguajnë në bazë të ekspertizës, në konsultim me pronarët e tokave, me pëlqimin e bujqve dhe atëherë të nisin të punojnë”, theksoi Sinan Elezi – kryetar i Bashkësisë, Lokale – Çalje.

Drejtori për Resurset Energjetike, Bajram Rexhepi pohon se punime nuk kryhen tek asnjë parcelë ku nuk ka mbaruar procesi i shpronësimit. Ndërsa çmimet nuk caktohen nga ata.

“Unë i mirëkuptojë plotësisht banorët e fshatit Çajle, mirëpo duhet të bëjmë një sqarim se vlerësimet e pronave nuk i bëjmë ne dhe absolutisht nuk varen nga ne. Të gjitha këto vlerësime i bën Byroja për Ekspertiza Ligjore edhe i vetmi organ që mund t’i ndryshojë këto vlerësime është Gjykata Themelore në Gostivar. Të gjithë ata pronar që nuk pajtohen me vlerësimet dhe nuk nënshkruajnë marrëveshje adekuate, ne i dërgojmë vetë në Gjykatë Themelore që pronarët në fjalë të mos bëjnë harxhime”, deklaroi Bajram Rexhepi – drejtor i Resurseve Eenergjetike.

Projekti për shtrirjen e rrjetit gazsjellës në fshatin ­Çajle ka një pikë shpërndarjeje drejt Gostivarit, por pronarët paralajmërojnë se nuk do të lejojnë që fillimin e punimeve nëse nuk marrin një garanci se tokat e tyre do të vlerësohen sa duhet.

Baby Boo