Nuk ndiqen në instagram, partnerja e S4MM ka fshirë edhe fotot e martesës


Reperi S4MM dhe partnerja e tij Filis Ismaili duket se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre në çift. Aludimet nisën që në momentin që fansat vunë re se S4MM dhe Filis nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga një kontroll në adresat e tyre në Instagram shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek bukuroshja.

Megjithatë deri ditën e djeshme Filis vazhdonte të kishte ende në profilin e saj të gjitha fotot nga dasma me S4MM, që ndodhi 3 muaj më parë. Ndërkohë sot, pasi mori u shpërnda me shpejtësi lajmi se ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, Filis ka fshirë edhe fotot e martesës. Ndonëse deri dje ajo kishte disa foto nga dita e dasmës, një me S4MM dhe disa me mikeshat e saj, sot nuk ka më asnjë prej tyre.

Fansat shpresonin që kjo të ishte thjesht një zënkë e momentit mes çiftit dhe se gjërat mund të rregulloheshin, por siç duket ka diçka më të madhe në këtë mes. Nëse bëhet fjalë për ndarje apo thjesht një distancim të përkohshëm nuk mund ta themi, për sa kohë as njëri e as tjetri nuk ka preferuar të flasë.
Kujtojmë se S4MM dhe Filis u martuan në muajin tetor në Belgjikë dhe organizuan një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish.

Baby Boo