Nuk ndalet Irfani nga Shkupi, limonat 75 denar, marullat falas (Foto)


Irfani, tregtar nga Shkupi, marullat i jep falas për të varfërit, ndërsa limonat i jep 2 kg për 150 denarë, kur në vendet tjera 1 kg shkon deri në 180 denarë.

Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë, sepse në kohën kur shumë shitore e markete po keqperdorin situatën me Koronavirusin, Irfani nga Shkupi ka dhënë një shembull solidariteti dhe njerzillëku. Profiterat në këtë periudhë shesin një kilogram limona për 200 denar, Irfani i shet dy kilogramë për 150 denarë, respektivisht 75 denarë kilogramin.

Këtë gjest të tij e kanë përshëndetur të gjithë, kurse shembullin e tij në rrjetet sociale e ka publikuar Bekim Sali.

“ Ne raste krize disa perfitojn materialisht, e disa tjere e hapin zemren dhe japin nga vetja. I lumte Irfan Jetishit, fqiut tim, i cili jep mesazh njerezor ne keto dite te veshtira te izolimit”, ka shkruar Sali.

Baby Boo