Nuk ndalen surprizat pèr gazetaren shqiptare, njè tjetèr tifoz i afrohet dhe e puth


Gjatè mbrèmjes sè sotme pritet tè mbahet finalja e “Conference League” qè do tè luhet mes Feynord dhe Romès nè stadiumin “Air Albania”. Ngjarja ka marrè vèmendjen e tè gjithève, ndèrsa po monitorohet dhe po pèrcillet tek qytetarèt nga shumè gazetarè shqiptarè.
Veç trazirave dhe atmosferès sè krijuar nè Tiranè nga tifozèt e dy skuadrave, kèta tè fundit kanè nisur tè shprehin entuziazmin e ndeshjes duke dhuruar puthje tek gazetarèt. Ka qenè pikèrisht njè gazetare shqiptare, Glidona Daci e cila dje èshtè surprizuar me njè puthje tè njè tifozi e cili mè pas ka bèrè edhe shenjèn e zemrès me duar bashkè me gazetaren dhe mè pas e ka puthur pèrsèri.
Pak orè mè vonè tè mbrèmjes sè djeshme, gazetarja èshtè pèrballur me njè tjetèr tifoz i cili ka puthur pèrsèri gazetaren. Siç shihet edhe nè foto, gazetarja po raporton mbi atmosferèn e krijuar nga tifozèt nè Tiranè, ndèrsa dikush nga tifozèt i afrohet dhe e puth nè faqe.

Baby Boo