Nuk mund të jap premtim, thotë Borell për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të RMV-së në BE


-Premtim, nuk mund të jap premtim, por mund të siguroj që po bëjmë gjithçka që mundemi, kështu u përgjigj nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell në pyetjen nëse mund të premtojë se Maqedonia e Veriu në korrik do të nis negociatat për anëtarësim në BE, përcjell TV21. Borell thotë se vlerësimet e KE-së janë se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE dhe se i plotëson të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Gjithsesi, qëllimi i vizitës time nuk është që ta lartësojë euroskepticizmin, por përkundrazi, as që të rris ndikimin e jashtëm. Mendoj se momenti është tani. Gjatë gjithë kohës komunikojmë dhe vlerësojmë se vendi është i gatshëm të filloj bisedimet aderuese, e kemi njoftuar këtë për vendet e Bashkimit Evropian. fakti që Maqedonia e Veriut pajtohet plotësisht me hapat dhe vlerat e BE-së, edhe njëherë dëshmon se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, deklaroi Borell.

Baby Boo