“Nuk më pëlqen të punoj dhe kërkoj dikë që të më mbajë me lek: ju lutem më ndihmoni”


Në një klip të shkurtër ku shfaqet në lot, e reja rrëfen: “Ju lutem, ky është një apel për solidaritetin tuaj. Unë kam shumë nevojë për dikë që të më mbajë me lek. Nuk më pëlqen të punoj dhe kam nevojë për dikë që të më mbajë”.

Një mesazh që është parë nga gati 10 milionë përdorues dhe ka mbledhur shumë komente, shumë prej të cilave megjithatë duket se nuk shprehin mbështetjen e shumëkërkuar.

Në fakt, këta para së gjithash pyesin veten nëse është shaka apo jo dhe më pas nëse është normale që një vajzë shumë e re si ajo të kërkojë mbështetje, në vend që të mendojë vetëm për të punuar.

Ta shohësh të dëshpëruar, të përlotur për këtë arsye është diçka që ka zemëruar shumë njerëz dhe i ka shtyrë ata të japin një mendim negativ për gruan. Nga ana tjetër ka edhe nga ata që kanë vendosur të bëjnë pak ironi, duke i ofruar pak buzëqeshje.

“Ne duhet të hapim një klub të vërtetë për këtë gjë” – komenton një përdorues dhe më pas “Ju lutem, ky është një apel për solidaritetin tuaj: Nuk më pëlqen të punoj dhe kam nevojë për një udhëtim në Tajlandë. Më ndihmoni” – dhe kështu me radhë me shaka të tjera të ngjashme.

Baby Boo