Nuk marrin statusin që nga viti 1991, protestë e minatorëve në Korçë


Minatorët e Korçës protestuan sot para prefekturës në kërkim të statusit të cilin thonë se nuk e marrin që prej vitit 1991.

Qeveria të na japë të drejtat që na takojnë sepse pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe, u shprehën disa protestues. Janë mbi 3 mijë minatorë në Qarkun e Korçës që presin të marrin statusin.
Ata thonë se do të vazhdojnë protestat derisa të gjejnë zgjidhje. Nëntoka e rajonit juglindor është e pasur me minerale dhe kjo industri për vite me radhë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke punësuar mijëra vetë në minierat e hekur-nikelit në Pishkash, Prrenjas, Gur i Kuq apo kromit në Katjel dhe të bakrit ne Malësinë e Vithkuqit.

Baby Boo