Nuk kalon propozimi i Talat Xhaferit, hidhërohet dhe e lëshon mbledhjen


Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë. E në këtë mbledhje veçse kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake. Talat Xhaferi nuk pajtohet me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar.

Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi. Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po mbahej mbledhja.

Kujtojmë që mbledhje e BDI-së vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake./KlanMacedonia

Baby Boo