Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni, 12 janë shuar ditën e djeshme

Në Maqedoni nuk ka zjarre aktive, ndërsa 12 janë shuar ditën dhe natën e kaluar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizave (QMK).

Baby Boo

Dy zjarre janë shuar në komunën e Butelit dhe një në komunën e Gazi Babës. Dhjetë zjarrfikës me tre makina zjarrfikëse mbrëmë nga ora 18:05 deri në ora 21:00 kanë shuar zjarrin në bulevardin “Hristijan Todorovski – Karposh”, ku digjej bar i thatë.

Mbrëmë pesë zjarrfikës me një mjet zjarrfikës nga ora 19:20 deri në ora 19:40 kanë shuar zjarrin në komunën e Butelit, në rrugën “Ferid Bajram”, ku digjej bar i thatë.

Një zjarr është shuar në afërsi të autostradës Shkup-Veles, ku digjej bar i thatë dhe dru. Në këtë lokacion nga ora 21:50 deri në 22:50 kanë intervenuar tre zjarrfikëse me një mjet zjarrfikës.

QMK ka njoftuar sot në mëngjes se janë shuar zjarre edhe në komunat Gradsko, Resnjë, Manastir, Prilep, Ohër, Tetovë dhe dy zjarre në Kumanovë.