Nuk ka vërtetim nga shkenca se OMGJ janë të dëmshme


Nga organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) në suaza botërore, deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast i dëmtuar mbi shëndetin e njerëzve, tha sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) Zoran Atanasov.

Në tribunë në këtë temë në Odën ekonomike të Maqedonisë, profesori Sreqko Gjorgjievski nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim  përmendi se janë dëshmuar ndikime më të mëdha dëmtuese nga përdorimi i hormoneve dhe mikotoksinat, sesa nga ushqimi i modifikuar gjenetikisht.

Sipas tij, tash për tash nuk janë konstatuar produkte gjenetikisht të modifikuara me ndikim të dëmshëm në ushqimin e kafshëve. Kundërshtarë të këtij lloji të ushqimit ka, por mbi 95 për qind e analizave tregojnë se kafshët ushqehen me ushqim të modifikuar gjenetikisht nuk bëjnë problem.

гмо трибина

Ka mikotoksinë dhe hormone, shtoi Gjorgjievski, të cilat mbeten në indin e kafshëve dhe madje mund të bartën në ushqim , si toksinat afla që transferohet në qumështin ose mishin me karencë nga 17 deri më 30 ditë.

AUV ka dorëzuar Propozim-rregullore deri në Qeveri me ndryshime të rregullativës sipas asaj evropiane, por ende, siç informoi Atanasov, priten mendimet e kompetentëve.

зоран атанасов изјава

Drejtori është decid se institucionet janë të afta të garantojnë siguri në ushqim.

Baby Boo