Nuk ka vende në spitale, ata shërohen në shtëpi: Rrëfimi për banorët e Gazës që përpiqen të kujdesen për familjarët e plagosur (Foto)


“Dhimbja është e padurueshme, por përpiqem të mos bërtas, sepse nuk dua që familja ime të shpenzojë më shumë para për ilaçe”, thotë Omar, një peshkatar 25-vjeçar i plagosur në dhunën e fundit në Gaza.

Sipas një shkrimi të Al Jazeera, përcjell Telegrafi, këmba e lidhur e Omar mbështetet në dy jastëkë – shufra dhe kunjat e metalit dalin nga kocka – një qese plastike e mbushur me pilula është e varur në një shul dritareje pranë shtratit.

Gjithashtu një dhomë e thjeshtë në shtëpinë e familjes është shndërruar në një repart spitalor të improvizuar. Është një improvizim që është bërë një pamje e njohur në shumë shtëpi në Gaza.

Dhuna u përshkallëzua në zonën kufitare të Gazës në fund të marsit, duke rezultuar me dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Spitalet, të mbingarkuara nga një seri personash të plagosur, tashmë kanë arritur kufirin e kapacitetit të tyre.

Personeli mjekësor përballet vazhdimisht me dilemën e lëshimit nga spitali të pacientëve më herët ose të mos kenë hapësirë për të pranuar të tjerë.

Kështu, barra që spitalet nuk mund të përballonin ra mbi shpatullat e familjeve, duke shtuar stresin emocional, financiar dhe logjistik për jetën tashmë të vështirë.

Baby Boo