Nuk ka vend për di*skriminim në polici, përfshi atë gjinor dhe etnikë


Di*skriminimi, dallimi i diskr*iminimit, rendi ligjor, mekanizmat mbrojtës, të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Ishin vetëm disa nga temat që u diskutuan në një seminar të përbashkët mes sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Hapja e temave si pro*blemet në përfaqësim, mbrojtja e institucionit si punonjës i rendit, u shqyrtuan mes dy sindikatave, ndërkohë që sek*sioni i grave i sindikatave respektive, synonte ngritjen e vetëdijes së vetë efektivëve policor të dy vendeve fqinje, jo vetëm për të dalluar di*skriminimin në punë, por edhe mbrojtjen nga di*skriminimi si dhe përqasjen e drejtë të të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga një profesion i tillë”, thuhet në njoftim.

Këto çështje u diskutuan nga sek*sioni i grave në sindikatat policore, ndërkohë që ngjarja u përshëndet edhe nga krerët e dy sindikatave, Marjan Kiçev nga pala e Maqedonisë së Veriut dhe Valbona Kamberi nga ajo e Kosovës.

“Në këtë seminar, u diskutua për nevojën e artikulimit të të drejtave të punonjësve të policisë, veçanërisht edhe përfaqësimin e shqiptarëve në këtë sindikatë, mbrojtjen e punonjësve të policisë, përfshi edhe nga diskr*iminimi etnik. Në seminar u konstatua se policia është e të gjithëve, në shërbim të qytetarit, dhe në të nuk ka vend për di*skriminime. Debati me temën Mbrojtja ligjore kundër diskr*iminimit dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës si punonjës policie u mbështet nga Unioni i Avokatëve të Rinj”, thuhet në njoftim.

Baby Boo