Nuk ka teste as iz*olim, diaspora “vërshon” Maqedoninë! Të mërkurën do të votojnë rreth 30 mijë mërgimtarë!


Vetëm nga e hëna deri sot në Maqedoni kanë ardhur rreth 30 mijë udhëtarë nga vendet perëndimore, prej të cilëve rreth 25 mijë janë shqiptarë, njoftojnë autoritetet në Shkup.

Pas lejimit të hyrjes për qytetarët e vendeve të Evropës Perëndimore pa teste dhe pa vetiz*olim, gjatë uikendit pritet të arrijnë edhe 40 deri 50 mijë bashkëvendës tjerë, të përmalluar për vendlindjen.

Sipas llogaritjeve të autoriteteve në Shkup, të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni do të jenë diku rreth 60 mijë mërgimtarë, prej të cilëve 35 deri 40 mijë me të drejtë vote. Kjo do të jetë hera e parë pas një kohe të gjatë, që diaspora të jetë vendimtare për procesin e ndryshimeve demokratike në vendlindje.

Baby Boo