Nuk ka të ndalur blerja e makinave luksoze me paratë e popullit, ja cilë kryetar janë pajisur me vetura të reja


Trendi i blerjes së makinave të shtrenjta me para të popullit nuk ndalet. Komuna e vogël e Vasilevës në lizing bleu Skoda Octavia për 23 mijë euro. Nënshkrim në marrëveshjen me Porshe Lizing Shkup, ka vendosur kryetari i komunës, Marjan Janev, i cili para një viti ankohej se komuna është në borxhe të mëdha dhe përfshi edhe vitin 2017 ka borxh prej 100 milionë denarëve. Sipas marrëveshjes së publikuar në Byronë për Prokurime Publike, komuna e vogël ka paguar 20% të shumës si pjesëmarrje ose 255 mijë denarë, ndërsa automjetin do ta paguajë në 60 muajt e ardhshëm. Këtë vit automjet të ri Xhip bleu edhe Ndërmarrja Publike për furnizim me ujë “Studençica ” nga Kërçova. Kompania Ladrus Shkup, bleu automjet për 11 mijë euro. Ky është automjeti i dytë i këtij lloji. Në maj të vitit të kaluar, ky institucion bleu një automobil xhip për 32.000 euro nga kompania Deluks-Auto nga Kumanova. Edhe komuna e Sarajit nuk qëndron duarkryq në këtë drejtim. Ndërkohë me nënshkrimin e kryetarit Blerim Bexheti, janë blerë katër automobila për 84 mijë euro nga kompania “Centrum Kompani” nga Tetova. Sipas specifikimit teknik të kontratës së nënshkruar, automobili më i shtrenjtë i blerë kushton 42 mijë euro ndërsa tre automobilat tjerë janë blerë me shumë identike prej 42 mijë euro.

Alsat tashmë publikoi se disa institucione shtetërore kanë vendosur të blejnë makina të shtrenjta luksoze, të pakapshme për qytetarin mesatar. Informacionet publike nga Byroja për furnizime publike tregojnë se makina të reja vitin e kaluar kanë blerë disa organe shtetërore. Gjykata në Tetovë, Byroja për Mallrat Rezervë, Inspektorati Shtetërorë i Ambientit Jetësor, Byroja për Furnizime Publike, Regjistri Qendror, Resurset Energjetike të Maqedonisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ndërmarrja publike për furnizim me ujë “Studençica” nga Kërçova. Të gjitha këto institucione i lidh një kompani gjegjësisht “Deluks Auto” nga Kumanova. Të gjitha këto institucionet, përmes tenderit kanë marrë automobila nga kjo kompani dhe për këtë kanë paguar mbi 450 mijë euro. Këtë kompani nga Kumanova e hulumtoi rrjeti ballkanik për hulumtime BIRN i cili publikoi se “Deluks Auto” është paraqitur si donatore e LSDM-së ndërsa për 1 milionë euro donacion nga Çekia, MPB pa tenderë me këtë shumë ka blerë 45 automjete. Kompania mohonte pohimet se ka dhënë donacion për LSDM-në, me shpjegim se kanë ofruar vetëm lirim prej 12 mijë denarëve për riparimin e automjeteve partiake.

Baby Boo