Nuk jepet paraburgim për Bekim Nezirin dhe sulmuesit e tjerë, gjykata u jep këto masa sigurie


Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozimin e Prokurorit Publik për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave të cilët sonte janë sjellë në gjykatë, të dyshuar për veprën penale Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 me nenin 22 i KP, pasi ka dëgjuar prokurorin dhe të dyshuarit në lidhje me propozimin, ka nxjerrë vendime me të cilat ka vendosur masa sigurie për të katër personat.

Domethënë, sipas nenit 146 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, për të dyshuarit është përcaktuar si në vijim:

Ndalimi i daljes nga vendbanimi gjegjësisht vendqëndrimi, Detyrimi për paraqitjen e tyre te një zyrtar i caktuar në gjykatë, Konfiskimi i dokumentit të udhëtimit gjegjësisht ndalimi i lëshimit të tij dhe ndalimi i komunikimit me të dëmtuarin si dhe komunikimi i ndërsjellë.

Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankim në këshillin penal të kësaj gjykate.

Baby Boo