Nuk ka paqe në Siri,ja sa të vdekur nga sulmi i fundit


Një sulm ka ndodhur në Siri duke vrarë të paktën 40 persona. Sulmi ndodhi në veriperëndim të Sirisë, në qytetin Afrin.

Këtë lajm e kanë publikuar autoritetet turke të cilat për sulmin e kryer fajësojnë grupin kurd YPG. Ky grup ka luftuar prej kohësh për autonominë e kurdëve në Turqi.

Guvernatori i provincës kufitare turke të Hatay tha se çisterna e naftës shpërtheu nga një granatë. Kujtojmë që Afrin kontrollohen nga forcat turke dhe fraksionet aleate të opozitës Siriane.

Baby Boo