“Nuk ka më shpresë por ka dhimbje, Lamtumirë Erdan!”


Shkruan: URIM SALIU
Nuk ka më shpresë por ka dhimbje që i shtohet më shumë secilit që këto ditë jetoi me ankthin e një të riu që aksidenti fatal e dërgoi në lumin e tërbuar, prej nga nuk u kthye më dot. Erdani i ri nuk jeton më dhe kjo e shkatërron secilin nga ne që kishte një grimcë shprese se ai akoma frymonte diku.

Këto ditë e kemi parë të gjithë se sa i tmerrshëm është fati. E kuptuam se jetët tona të shkurtëra e kanë një fund. Kur një i ri ik në këtë mënyrë të dhimbshme i djeg thellë deri në palcë secilit. Këto ditë e kemi parë dhimbjen e një prindi të shkatërruar jeta e të cilit më kurrë nuk do jetë e njëjtë. Kur etërit shohin vdekjet e fëmijëve ata nuk shohin më ditë të bardha.

Nga kjo histori e trishtë i vetmi ngushëllim është se ai u gjet dhe do varroset me dashurinë dhe lavdinë e një të riu që iku kaq herët bashkë me ëndrrat më të bukura rinore. Erdani është tashmë në parajsë atje ku shkojnë shpirtërat e pastër. Ata që Zoti i merr më herët janë njerëzit që i do më shumë. Lamtumitë Erdan. Jemi pranë familjes në këto ditë të trishtueshme për ta nga humbja e diamantit të tyre.

Baby Boo