Nuk janë publikuar listat e të punësuarve në të gjithë institucionet dhe të dhënat për pagesat e të gjithë subvencioneve


Do të publikojmë listat e detajuara mujore për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe për shfrytëzimin e subvencioneve bujqësore, me qëllim që qytetarët të jenë “kontrollues”, nëse keqpërdoren.
Për shkak të dhënies së llogarisë dhe për shkak të transparencës gjatë menaxhimit me institucionet dhe mjetet publike, LSDM në programin parazgjedhor të quajtur “Plani për jetë”, premtoi se do të publikohen detajet të listave mujore për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe për shfrytëzimin e subvencioneve në bujqësi.

Në pajtim me këtë premtim, shumë institucione publikuan lista të detajuara me të punësuarit, ndërsa agjencia kompetente pas një pauze dyvjetore filloi të publikojë të dhëna për shfrytëzimin e subvencioneve bujqësore. Por, këtë nuk e kanë bërë të gjithë institucionet dhe nuk është bërë gjatë gjithë periudhës së ndryshimeve politike, për shkak të kësaj mund konstatojmë se bëhet fjalë për premtim të realizuar pjesërisht.

Praktikisht, me këtë premtim, qëllimi i të cilit ka qenë që të fitohet një fotografi më e qartë se ku përfundojnë parat e tyre, socialdemokratët i zotuan se përkrah të dhënave të këtilla të zakonshme të cilat i publikon Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë për numrin e të punësuarve në institucionet e sektorit publik, si dhe për strukturën gjinore, etnike dhe arsimore të të punësuarve në barrën shtetërore, si qeveri e ardhshme do të ndajnë edhe të dhënat për të gjithë të punësuarit individualisht në institucionet dhe për pozitën e tyre në punë edhe atë në nivel mujor.

Përderisa kryehet verifikimi i faqeve zyrtar të qeverisë dhe ministrive, mund të përfundohet se listat me emra, mbiemra dhe kontaktet e të punësuarve i ka publikuar sekretariati i përgjithshëm qeveritar, si dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Financave, e Arsimit, e Ekonomisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, për Punë dhe Politikë Sociale, e Shëndetësisë, dhe Ministria e Kulturës.

Përkundër kësaj, të dhënat për të punësuarit nuk mund të gjendet në internet-faqet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, veprimtaria e të cilave është e lidhur me sigurinë e shtetit, me çka të dhënat për strukturën e të punësuarve nuk mund të gjenden as në regjistrin e të punësuarve në sektorin publik. Por, lista të të punësuarve nuk mund të gjendet as në sajtet e ministrive të tjera – për Punë të Jashtme, Mjedis Jetësor, të Vetëqeverisjes lokale, të Drejtësisë.

Duke pasur parasysh se premtimi nuk ju është referuar vetëm ministrive, por edhe gjithë sektorin publik dhe shumë komuna të tjera kanë publikuar listë të detajuar të të punësuarve në vetëqeverisjen lokale, si për shembull Komuna e Kratovës, Jegunovcës, Kumanovës etj. Përsëri, në mes e tyre nuk është Qyteti i Shkupit, i cili në listën e dokumenteve publike ka vendosur edhe item për të punësuarit në Qytet, mes tjerash linku përmban të dhëna për organizimin e administratës së përgjithshme, por jo edhe të personave të punësuar.

Për sa i përket pagesës së subvencioneve, agjencia kompetente e pagave, Agjencia për mbështetje financiare deri te bujqësia dhe zhvillimi rural, ndërsa prej 2010 e këndej rregullisht i publikon programet për mbështetje financiare për bujqësi, zhvillim rural dhe akuakulturë, përderisa lista e personave që ju është dhënë paga është vetëm për vitin 2013, 2014 dhe 2015.

Gjegjësisht, Agjencia nuk i ka publikuar shfrytëzuesit për vitin 2016 dhe 2017, përderisa për vitin aktual, 2018, publikoi lista për pagesat e realizuar në pajtim me Programin për Mbështetje Financiare dhe në pajtim me Programin për zhvillim rural për tre mujorin e parë, gjegjësisht prej fillimit të vitit përfshirë edhe fundin e muajit maj. Edhe pse ka përfunduar tre mujori i dytë, nuk ka të dhëna për periudhën prej prillit deri në qershor dhe përkrah kësaj se edhe në këtë periudhë janë paguar mjete, dhe nëse dihet se në gjysmëvejtorin e parë është realizuar buxhet dyfish më i madh në suaza të programeve të përmendura, se sa në tre mujorin e parë.

Në bazë të kësaj, ky premtim parazgjedhor i LSDM-së si parti opozitare tani për tani është vetëm pjesërisht e publikuar, sepse nëse një pjesë e ministrive dhe komunave nuk kanë publikuar listë të të punësuarve, edhe më keq është gjendja në institucionet e tjera të sektorit publik. Përkrah kësaj, deri më tani janë publikuar shfrytëzuesit e subvencioneve bujqësore vetëm për 3 muaj në periudhë prej më shumë se një viti pas ndryshimit të qeverisë.

BURIMI: Vertetmates

Baby Boo