Nuk janë ndarë, Fisniku dhe Fjolla urojnë bashkë festën e Bajramit


Kohët e fundit nuk kanë qenë dhe aq aktivë në rrjete sociale dhe ndjekësit menjëherë filluan aludimet se mund të ketë ndodhur një prishje e raporteve mes çiftit të njohur.
Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, të cilët para pak muajsh kurorëzuan dashurinë e tyre në Maldive me një festë private, por përrallore.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me Fjollën dhe përmes saj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos.

Baby Boo