“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet” – Reagon Albatrit Muçiqi


Në portale së fundi ka qarkulluar një lajm, se kinse Albatrit Muçiqi ka thënë se nuk e jep motrën për katundarë.
“Albatrit Muçiqi: Nuk ja jap motrën katundarit sot e 100 vjet” ishte titulli që bëri xhiro në rrjet dhe për këtë Albatriti ka vendosur të mos qëndrojë i heshtur.

Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtari ka hedhur poshtë thashetheme të tilla dhe i ka quajtur lajme të rreme.
“Mos u ndikoni nga këto lajme te rreme, këto portale e bëjnë vetem per perfitime personale. Kjo eshte një RREN e radhes. Me respekt Albatriti” është shprehur ai.

Në anën tjetër kujtojmë se Albatriti ka qëndruar pasiv periudhën e fundit dhe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por tashmë sezona e verës filloi dhe shpresojmë se ka përgatitur diçka për fansat e tij.

Baby Boo