Nuk i foli policit maqedonisht, i riu shqiptar thirret në polici!


Një video e shpërndarë ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe portalet maqedonase.
Në video shihet një polic maqedonas që ka ndaluar një të ri shqiptar nga Haraçina e Shkupit shkruan Pa Censurë.

Derisa polici po i komunikonte disa rregulla në gjuhën maqedonase, i riu shqiptar i është përgjigjur se e kupton krejt çka po flet por nuk dëshiron të flas në gjuhën maqedonase.

Kjo video e shpërndarë ka bërë që i protagonisti i videos Lavdim Sinani sot të thirret në polici:

Ja postimi i tij: “Te dashur dashamirë para ca ditësh u shpernda një video ku une jam duke i thënë një policit se e dua gjuhën time amtare pa e ofenduar gjuhen tjetër.
Video është bërë nga dikush qe s’ka qenë me mua. Dje policia me ka ftuar në bisedë informative me të gjitha gjasa për të më bërë presion ! Une ftesës nuk ju kam përgjigjur sepse une jam i Haraçinēs kurse ato ftesen ma kan sjellur per te S.P Qendër..Ftoj të zgjedhurit e popullit që të mirren me këtë problem sepse une gjuhën shqipe e kam të shenjtë!”

Baby Boo