Nuk i bëri detyrat e shtëpisë, babai rrah djalin e bën për koma


Një djalë gjashtë-vjeçar është në koma pasi ai thuhet se është rrahur nga babai i tij për mos kryerjen e detyrave të shtëpisë. Policia ka arrestuar babain e gjashtë vjeçarit, Mehmet Ali Y, shkruan ‘Daily Mail
Ai është akuzuar për rrahjen e dhunshme të djalit të vogël, të quajtur Mertcan Y., me tub metalik të një fshesë sepse ai nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.

Fqinjët kur arritën në vendin e ngjarjes panë djalin pa ndjenja pas rrahjes derisa e dërguan në spitalin shtetërore.

Nëna e Mehmet Ali Y, e quajtur Halide O., tha se edhe atë e rrihte cdo ditë, për këtë arsye edhe u divorcua.

“Burri im më rrihte çdo ditë. Unë parashtrova një ankesë kundër tij, por ai kërcënoi të më vriste, kështu që tërhoqa ankesën time “.

Ai tani gjendet në kujdes intensiv për shkak të lëndimeve të rënda në kokë dhe fytyrë, njofton Express.

Baby Boo