Nuk funksionon ashensori, pacientët alivanosen nga ngjitja e shkallëve!


Ashensori në Klinikën Stomatologjike në Shkup, që nga ndërtimi i objektit, nuk është vënë në funksion. Mos funksionimi i ashensorit, është një pengesë e madhe për të moshuarit që duhet të ngjiten shkallëve.

Sot tek objekti tre katësh i stomatologjiksë në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup, një zonjë e moshuar, e cila lëngonte nga dhimbjet e dhëmbit, duke ngjitur shkallët ka humbur ndjenjat!

Të pyetur nga portali , klinika u arsyetua se ashensorin, do ta rregullojnë në afat të shkurtër tek klinika stomatologjike. Por nga burime jo zyrtare kuptuam se deri më tani, kanë tentuar që ta rregullojnë ashensorin tri herë, mirëpo objekti ka probleme që nga ndërtimi dhe tek i njëjti objekt, është e pamundur të kyçet ashensori!

E pafalshme që në Spitalin Klinik të mos funksiojë ashensori!

Baby Boo