Nuk është e lehtë prerja cezariane… (Historia e plotë)


Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh.
– Mund të përkulesh pak më shumë? -pyet anesteziologu.Ju pengon stomaku por përpiqeni …
– Mbyllni sytë, merrni frymë! Si ndjeheni!? Ndjeni ftohtë, duart e djersitura frika dhe ankthi janë në zemër.

Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë.Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë.Më në fund vinë, sytë e vegjël që keni pritur e qara që shkakton një shpërthim emocionesh. Shtatë shtresat e prerjeve qepen dhe zhduken nga kujtesa juaj. Çfarë dashurie tjetër do ta bënte këtë? Cila dashuri tjetër mund të ngrihej për të mbajtur një fëmijë, edhe kur është e vështirë të ngresh peshën tënde pas një operacioni cezarian?
Lindja cezariane kërkohet në rreth 15% të lindjeve. Në shumicën e këtyre rasteve, kjo procedurë bëhet që fëmija të mbijetojë. Vraga nga prerja na kujton se lindja është vërtet një mrekulli dhe se lindja është gjithmonë e shenjtë. Por në këtë histori dashuria është parësore dhe ajo fiton.

Shkruar nga Samire Ademi Lutolli.

Baby Boo