Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit”


Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e mbajtur në janar të këtij viti, kishte marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin e kompanive të gurthyesve në territorin e komunës së Malishevës.

https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/videos/10221814726586135/

Kuvendi Komunal kishte kërkuar po ashtu nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit.

Por pavarësisht këtij vendimi, një nga gurthyesit që operon në rajonin e Malishevës po punon me kapacitet të plotë, madje duke shkaktuar edhe ndotje të madhe të ambientit.
Asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka postuar një video të një gurthyesi ku shihet pluhur i madh.

“Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit” i cili operon mbi fshatin Astrazup. Kjo është njëra nga arsyet se përse kemi marrë vendim në Kuvendin Komunal të Malishevës për pezullimin e pëlqimeve të dhëna nga komuna për operimin e gurthyesve. Ku janë inspektorët e nivelit lokal dhe atij qendror?”, është statusi i Krasniqit i përcjell me një video.

Baby Boo