Nuk e tradhtoi të zotin as në vdekje, qeni gjendet pranë tij 10 javë pasi ishte zhdukur


Një qen është gjetur i gjallë në krah të trupit të pajetë të të zotit 10 javë pasi kishin humbur në malet e Kolorados. Sipas asaj që shkruajnë mediat, qeni kishte mbijetuar duke ngrënë kafshë të vogla.

Rich Moore, 71 vjeç dhe qeni i tij, Finney, i racës Jack Russell ishin nisur për të ngjitur majën “Blackheaded”, por nuk u rikthyen në shtëpi.
Trupi i 71-vjeçarit u gjet 10 javë më vonë, më 30 Tetor dhe diçka është e sigurt. Qeni i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

Baby Boo