Nuk e pranuan në spital se ishte i palarë, 48-vjeçari jep shpirt jashtë në rrugë pas 48 orësh


Gjatë ditës së sotme ka ndë*rruar jetë një qytetar në Tiranë pas sorollatjes 48 orëshe për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas FaxNews, Kreshnik Kaçi 48-vjeç ka ndë*rruar jetë pasi ishte i palarë dhe mjekët e urgjencës refuzuan t’i jepnin ndihmën mjekësore në kohën që qytetarët kërkuan ndihmë për të.
Para pak ditësh fqinjët e tij i kishin kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore, por ata nuk kanë pranuar, pasi 48-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i palarë.

Më pas komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, dhe e çuan në spitalin e Tra*umës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.
Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë.

Baby Boo