“Nuk e ndërpreva, kalova në stomak dhëmballën”, Kimikati tregon momentin më të sikletshëm në Portokalli


Shumë pak veta e njohin me emrin e tij të vërtetë Olsi Bylyku pasi për të gjithë është i njohur si “Kimikati”.

Që kur doli për herë të parë në “Portokalli”, Olsi u pëlqye shumë nga publiku sepse solli një rol shumë interesant, duke përfaqësuar stereotipet më të çuditshme dhe njëherësh të zakonshme të të rinjve shqiptarë në ditët e sotme.

Të dielën e fundit që lam pas nisi në Top Channel programi më i ri televiziv, i cili i dedikohet sekreteve të Portokalli” ku Olsi Bylyku rrëfeu për Devis Mukën, moderatorin e këtij programi se në një nga puntatat e “Portokalli”, ku sapo Olsi ishte bërë pjesë, i kishte rënë një nga dhëmballat e cila ishte në fazën e saj të fundit të rënies.

Olsi ndalon për një moment dhe pa ndërprerë intepretimin në skenë e kalon poshtë pa u ndjerë (në stomak), moment të cilin ne nuk e paskemi vënë re, por që u zbulua në “Sekretet e Portokallisë”.

Baby Boo