Nuk e kanë dert koronavirusin: Në Gjakovë mbahet aheng me 130 persona, ndërhynë policia


Përderisa në Kosovë po vazhdon të jetë gjendja e rënduar ku shumë pacientë të prekur nga koronavirus po luftojnë për jetë të asistuar nga mjek e infermiere që punojnë me orare të zgjatura, disa qytetar të pa përgjegjshëm në qytetin e Gjakovës kanë mbajtur aheng familjar, përkundër thirrjeve që të mos ketë grumbullime të tilla në një kohë të tillë.

Në qytetin e Gjakovës, gjatë ditës së djeshme, është mbajtur një aheng familjar, edhe përkundër faktit së janë të ndaluar grumbullimet e tilla, për shkak të gjendjes me pandeminë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas informatës për për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës.

Tutje policia ka bërë të ditur se pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

“Gjakovë 11.07.2020-10:15. Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Baby Boo